Autoriteti Kombëtar për
Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
  • MISIONI

    Te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise.

    Me shume

  • DREJTIMI

    Reparti Inspektim Shpetim Miniera eshte ne vartesi te ministrise qe mbulon veprimtarine minerare, person juridik publik me personel dhe organizim te veçante, funksionimi dhe struktura e tij miratohen nga Keshilli i Ministrave

    Me shume

Ministri në analizën e RISHM-it: Monitorim të rreptë zonave minerare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me drejtuesit e Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave në kuadër të analizës së punës një vjeçare të këtij institucioni.

Në fillim, drejtuesi i RISHM-it Rrapush Tola njohu ministrin me veprimet e ndërmarra dhe me treguesit e vitit të kaluar, e veçanërisht të tremujorit të katërt.

Ministri Gjiknuri deklaroi se ky institucion duhet që të angazhohet në mënyrë të plotë në aktivitetin monitorues dhe kontrollues për rregullat teknike. Në vlerësimin e Ministrit, RISHM-i duhet të jetë pjesë e grupit të punës i cili me angazhimin edhe të AKBN-së, SHGJSH-së dhe Ministrisë të inspektojë në mënyrë të vazhdueshme zonat minerare, me theks të veçantë rajonin krom mbajtës të Bulqizës.

Z.Gjiknuri tha se me rëndësi duhet parë edhe kontrollet në fushën e bakrit dhe të bitumit përveç asaj të kromit.

Ministri tha se mbështet edhe nismat për të ndërhyrë në ligjin minerar dhe në atë të sigurisë së punës në miniera me qëllim korrigjimin e problematikave të vëna re.

Siguria ne Pune

RISHM angazhohet qe te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise....


MBIKQYRJE

Kontroll dhe inspektime periodike e te posaçme zbatimin e rregullave te teknikes se sigurimit per te garantuar nje regjim normal pune e parandalim te rreziqeve ne veprimtarite minerare... .


MBESHTETJE

Nderhyrje ne kohe e me profesionalizem ne raste emergjencash, te kryeje operacione shpetimi si ne veprimtarite minerare dhe ne kuadrin e emergjencave civile... .