Autoriteti Kombëtar për
Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
  • MISIONI

    Te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise.

    Me shume

  • DREJTIMI

    Reparti Inspektim Shpetim Miniera eshte ne vartesi te ministrise qe mbulon veprimtarine minerare, person juridik publik me personel dhe organizim te veçante, funksionimi dhe struktura e tij miratohen nga Keshilli i Ministrave

    Me shume

MEI: PD la një katrahurë në miniera, tani përdor politikisht vdekjen

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpreh keqardhje për deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pa pritur hetimet për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në minierën e bakrit në Munellë, gjen rastin të spekulojë dhe përdorë politikisht çdo vdekje.

Me të marrë njoftimin për aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit Gjovalin Prenga, punonjësit e Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet dhe nxjerrë përgjegjësitë.

Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së minatorit të vdekur, Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se shumë shpejt RISHM-i do të publikojë rezultatin e hetimit dhe do të merren masat përkatëse për aksidentin.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit.

Në më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, kemi kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin. Kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh duke lënë minatorët në mëshirën e fatit. Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistrat mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar.

Ndryshe nga vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, kur pas aksidenteve u vihej faji viktimave, çdo aksident i ndodhur në miniera është hetuar me seriozitet dhe janë marrë masa të rrepta deri në revokimin e lejeve minerare.

Në zbatim të ligjit të ri për minierat, shumë shpejt do të zgjidhet plaga e mbivendosjeve të lejeve minerare, kryesisht në rajonin krommbajtës të Bulqizës. Do të anulohen të gjitha mbivendosjet e lejeve minerare të dhëna gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e që kanë krijuar jo vetëm rrezikshmëri për punën e minatorëve por edhe deri konflikte me pasojë jetë njerëzish.

Ndryshe nga zoti Basha që preferon të derdhë lot krokodili e të përdorë politikisht vdekjet e minatorëve, qeveria ka bërë realitet uljen e moshës së daljes në pension me 5 vite dhe ka rritur ndjeshëm pensionet për 3840 minatorë.

Në vend që të heshtë për katrahurën që qeveria e tij ka lënë trashëgimi në industrinë minerare, kryetari i Partisë Demokratike zgjedh sot të spekulojë për përfitime të pastra politike.

Siguria ne Pune

RISHM angazhohet qe te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise....


MBIKQYRJE

Kontroll dhe inspektime periodike e te posaçme zbatimin e rregullave te teknikes se sigurimit per te garantuar nje regjim normal pune e parandalim te rreziqeve ne veprimtarite minerare... .


MBESHTETJE

Nderhyrje ne kohe e me profesionalizem ne raste emergjencash, te kryeje operacione shpetimi si ne veprimtarite minerare dhe ne kuadrin e emergjencave civile... .