Autoriteti Kombëtar për
Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
  • MISIONI

    Te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise.

    Me shume

  • DREJTIMI

    Reparti Inspektim Shpetim Miniera eshte ne vartesi te ministrise qe mbulon veprimtarine minerare, person juridik publik me personel dhe organizim te veçante, funksionimi dhe struktura e tij miratohen nga Keshilli i Ministrave

    Me shume

Shkelja e rregullave teknike, RISHM: Procedim penal përgjegjësit të minierës në Munellë

Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave ka përmbyllur raportin e hetimit të aksidentit të ndodhur më 14/02/2015, rreth orës 11:45 në minierën e bakrit në Munellë.

Nga verifikimet në vendin e ngjarjes rezultoi se i aksidentuari është shtetasi Gjovalin Mark Prenga , i datëlindjes 28.06.1966; lindur dhe banues në fshatin Kimez,  rrethi Pukë; i martuar; me dy fëmijë, me profesion minator-zjarrmëtar dhe anëtar i grupit avaro-shpëtues të subjektit, vjetërsia në punë në miniere mbi 20 vjet; instruktuar për herë të fundit më 05/01/2015; i siguruar për jetën ndaj aksidenteve në punë.

Aksidenti me pasoje vdekjen e shtetasit Gjovalin Prenga, ka ndodhur në traversen e katit të VI të galerisë H +748; në objektin minerar "Miniera e bakrit Munelle" rrethi Puke, qarku Shkodër, e cila është e përfshirë në lejet  minerare nr.643 dt. 27/08/2001 nën administrimin e subjektit minerar "BERALB"sh.a.

Grupi inspektorëve të RISHM-it, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe dokumentacionit të disponueshëm në subjekt konstatoi se:

  Fronti i punës traversa e katit të VI të gal H +748, projektuar për tu hapur me seksion 3.5 x 3.5m (tavan harkor), kishte avancuar rreth 7ml. Puna në këtë front kishte filluar 3 ditë më parë. Materiali i shembur nga tavani dhe faqja anësore e majtë e traversës, kishin sjellë zgjerimin e seksionit të saj në përmasa 4.5m gjërësi dhe rreth 5m lartësi. Gjatësia e punimit të pa armatosur ishte 9ml.

  Gjatë kontrollit të urdhërave ditor të punës, u konstatua se fronti ku ndodhi aksidenti nuk ishte planifikuar për tu punuar. Sipas deklarimeve të personelit inxhiniero - teknik, punëtorët janë çuar atje për të punuar mbi bazën e urdhërit verbal të dhënë nga përgjegjësi i minieres.

Në këto kushte, drejtuesit teknik dhe përgjegjësi i turnit, duhet të kishin  ndaluar menjëherë punën.

Puna në front duhet të kishte rifilluar me urdhër pune në të cilën të specifikohej si proces i parë armatimi i frontit deri afër ballit.

RISHM-i konstaton se shkaku i aksidentit me pasojë vdekjen e shtatasit Gjovalin Prenga është shembja nga tavani dhe faqja anësore e një masivi minerali pranë ballit të traversës gjatë kohës kur bëhej shpimi i birave. Shkelja e rregullores së teknikës së sigurimit nga përgjegjësi i minierës, drejtuesit teknik dhe përgjegjësi i turnit, kanë sjellë ndodhjen e aksidentit me pasojë vdekjen e minatorit.

Pas kryerjes së veprimeve në terren, RISHM-i ka ndaluar menjëherë punën në të gjithë minierën. Është kërkuar bërja e analizës së aksidentit në subjekt, nxjerrja e shkaqeve, personave përgjegjës dhe masat për përmirësimin organizativ e teknik.

RISHM-i do të kërkojë pranë organeve të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë fillimin e procedimit penal për shkelje të rregullave të sigurimit teknik me pasojë vdekjen e shtetasit Gjovalin Prenga, ndaj përgjegjësit të minierës, drejtuesve teknik dhe përgjegjësit të turnit.

RISHM-i do të marrë masa administrative me gjobë për personat e tjerë përgjegjës, duke filluar që nga administratori i kompanisë "BERALB" sh.a.

Puna në këtë objekt do të rifillojë vetëm pas realizimit të të gjitha detyrave që do të vendosen nga analiza e përbashkët e RISHM-it dhe drejtuesve të kompanisë për ngjarjen. Miniera ishte inspektuar nga RISHM-i për herë të fundit një muaj më parë në prezencë të përfaqësuesve të sindikatave dhe u konstatua brenda parametrave teknike.

Siguria ne Pune

RISHM angazhohet qe te siguroje zbatimin e dispozitave ligjore e akteve nenligjore per sigurine ne pune ne veprimtarite minerare qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise....


MBIKQYRJE

Kontroll dhe inspektime periodike e te posaçme zbatimin e rregullave te teknikes se sigurimit per te garantuar nje regjim normal pune e parandalim te rreziqeve ne veprimtarite minerare... .


MBESHTETJE

Nderhyrje ne kohe e me profesionalizem ne raste emergjencash, te kryeje operacione shpetimi si ne veprimtarite minerare dhe ne kuadrin e emergjencave civile... .